Zyrtare, Dalbert largohet nga Interi

18:34 | 21 Korrik 2021

Interi ka konfirmuar shitjen e Dalbert.

Futbollisti brazilian, Dalbert është larguar nga Interi ku karrierën do ta vazhdojë tek Cagliari, shkruan lajmi.net.

Ende nuk dihet nëse shitja e tij ka të bëjë me ndonjë shkëmbim me futbollistin Nandez, i cili po kërkohet nga “Nerazzurrët”.

Dalbert erdhi nga OGC Nice ku shkëlqeu në Francë dhe shihej si lojtarë me perspektivë që do të shkëlqente në Itali, ai luan pozitën e mbrojtësit të majtë ku shpejtësia e tij shquheshin më së shumti.

Interi ka bërë të ditur që Dalbert është shitur tek Cagliari në formë huazimi me të drejtë blerje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara