Zvonomir Boban viziton sot Kosovën

07:55 | 5 Tetor 2022
K.B

Shefi i futbollit në UEFA, Zvonomir Boban do të vijë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ai fillimisht do të takohet me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çekun, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.

Ai do t’u drejtohet medieve për një konferencë për shtyp rreth orës 15:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale