Zvicra ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
I ka mjaftuar vetëm një pikë nga barazimi i siguruar 2 me 2 kundër Costa Ricas që kombëtarja zvicerane të vazhdojë tutje në fazën e ardhshëm të turneut madhështor, shkruan portali arbresh.info.
Me golin nga Blerim Xhemajli, i cili u bë futbollisti i tretë me prejardhje shqiptare që shënon në Botëror, Zvicra gjeti epërsinë për 1 me 0. Anëtari i Bolognas realizoi pas një super goditje nga afërsia në minutën e 31′.
Costa Rica u rikthye me golin nga Waston në minutën e 56′ të pjesës së dytë, por Zvicra gjeti sërish avantazhin në minutën e 88′ të ndeshjes duke realizuar për 2 me 1.
Sidoqoftë, takimi u mbyll me rezultat 2 me 2 pasi goditja nga penaltia e ekzekutuar nga Rusi në minutat shtesë të ndeshjes përfundoi në transversale dhe më pas u kthye në kokën e portierit Sommer duke shënuar një nga golat më komik të këtij botërori.
Zvicra përfundoi fazat e grupeve në pozitën e dytë pas Brazilit si lider i Grupit E duke eliminuar kështu Serbinë dhe Costa Rican./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e këti takimi:
https://streamable.com/r2qd1
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...