Zvicra s’e ka humbur më shumë se një lojë në grupe që nga viti 1966

11:26 | 2 Dhjetor 2022
K.B

Sonte me fillim nga ora 20:00, do të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë.

Kombëtarja zvicrane ka më shumë gjasa që të kualifikohet tutje, të paktën kështu tregojnë statistikat.

Sipas faqes Livescore, kombëtare helvetike s’e ka humbur më shumë se një lojë në fazën grupore që nga viti 1966-të, ku i kishin humbur të triat.

Kjo e dhënë e favorizon Zvicrën edhe në përballjen që do ta kenë sonte me Serbinë.

Loja do të jetë goxha e rëndësishme për skuadrën e Murat Yakim.

Një fitore eventuale do t’i mundësonte Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit me shokë, kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “974”.

Shpërndaje në rrjete sociale