Zvicra dhe Costa Rica kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të grupeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Fati i tri skuadrave në Grupin E do të vendoset sot (e mërkurë), megjithëse Zvicra mund të kualifikohet edhe nëse pësojnë disfatë por në rast se Serbia dështon për të siguruar ndonjë pikë nga Brazili, shkruan portali arbresh.info.
Kërkesa minimale nga Zvicra për të garantuar kualifikimin tutje është një barazim. Bazuar në performancat e tyre nga dy ndeshjet e para, ata janë në gjendje për të marrë atë dhe për të siguruar një fitore të lehtë.
Yjet shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli janë pjesë e formacionit startues.
Takimi mes Zvicrës dhe Costa Ricas zhvillohet në stadiumin Nizhny Novgorod duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/

Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...