Cristiano Ronaldo duhet “shijuar” nga tifozët e Real Madridit sipas trajnerit Zinedine Zidane që mendon se superylli “do të kujtohet përgjithmonë”.
Sulmuesi portugez ka shënuar më shumë gola (40) se çdo lojtarë tjetër në top pesë ligat në Evropë këtë sezon gjatë të gjitha kompeticioneve, përfshirë dy në ndeshjen e parë në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
“Unë nuk jam duke menduar për të qenurit pa Cristiano Ronaldon, kjo është ajo që ne kemi dhe ne jemi të lumtur”, u ka thënë Zidane gazetarëve. “Këtu ka ende disa njerëz që ende e mbajnë mend Di Stefanon dhe kanë të drejtë. Unë jam njëri nga ata njerëz”
“Ata gjithashtu do të mbajnë mend Cristiano Ronaldon në klub. Ne duhet të shijojmë gjithsesi lojtarin”
Trajneri i klubit në Madrid pastaj iu përgjigj pyetjes rreth dallimit ndërmjet La Ligas dhe Serie A, që sipas një gazetari u vlerësua si e “dobët”.
“Jo, jo, unë nuk mendoj se është e dobët”, u përgjigj Zidane.
“La Liga është më e mira sepse çdo ndeshje është ndryshe dhe çdo ndeshje është e vështirë, mund të shkoj keq në çdo lojë”
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë