Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke kërkuar nënshkrimin me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogban.
Koha është duke mbaruar për ‘Los Blancos’ në mënyrë që të finalizojnë marrëveshjen meqenëse merkato e transferimeve mbyllet në fillim të javës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Por sipas analistit Eduardo Inda, Zidane është duke insistuar në arritjen e Pogbas.
“Zidane, i cili aktualisht ka raporte të ftohta me bordin, është duke përmendur emrin “Pogba” gjithë ditën”, ka zbuluar Inda në El Chiringuito.
“Derisa ata thonë se është e pamundur transferimi i tij nga United, ata më thonë mua se nëse ata paguajnë atë që Manchesteri u kërkon për lojtarin e United, ai të vije menjëherë”
Çmimi aktual nga United i vendosur për Pogban është 160 milionë euro./arbresh.info/
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...