Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston që Cristiano Ronaldo është i “frustruar por i qetë” pas dështimit për të gjetur portën në ndeshjen e tij të dytë në ligë.
32-vjeçari, që zakonisht është vrasës para portës, goditi shtyllën dy herë në fitoren 2 me 1 ndaj Deportivo Alaves pasditen e së shtunës, transmeton portali arbresh.info.

“Kur nuk shënoni, ju jeni të frustruar. Por Ronaldo është i qetë”, u ka thënë fillimisht Zidane gazetarëve.
“Ai dëshiron të shënojë dhe ka pasur shanset për ta bërë këtë. Në fund, ne gjithmonë e dimë se ai do të bëjë dallimin eventualisht”
Ronaldo ka tentuar 18 herë për të gjetur portën gjatë sezonit 2017/18 në kampionatin spanjoll./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...