Zinedine Zidane ka thënë se është më e vështirë të fitosh La Ligan sesa Ligën e Kampionëve derisa skuadra e tij e Real Madridit është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Barcelonës.
Real Madridi nuk ka arritur të ketë sukses në kampionatin spanjoll këtë sezon dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e tretë me 15 pikë prapa rivalit të tyre të përbetuar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ata kanë shkëlqyer në Evropë dhe aktualisht janë duke u përgatitur për finalen e kompeticionit kryesor në Evropë kundër Liverpoolit pasi eliminuan Bayern Munichun në gjysmëfinale. Por, Zidane beson se sfida për të vazhduar me performancë të mirë brenda 38 ndeshjeve është më e vështirë sesa për të fituar titullin në Ligë të Kampionëve.
“Është më e vështirë. Unë e kam thënë gjithmonë këtë: Është më e vështirë”, ka thënë ai kur është pyetur rreth dallimit ndërmjet La Ligas dhe kompeticionit evropian.
Edhe pse Barcelona ka fituar titullin, Real Madridi nuk do të krijojë korridorin e nderit në Camp Nou./arbresh.info/
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?