Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është shembull për të gjithë.
Francezi ka thënë se Zidane ka qenë idolli i tij i fëmijërisë se bashku me Cristiano Ronaldon dhe brazilianin Ronaldo (fenomenin), transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku francez ka thënë se shembulli i tanishëm është Mbappe, ndërsa ai ka qenë shembull sepse njerëzit e pëlqenin mënyrën e lojës.
“Tash ai është shembulli. Ne jemi shembull për ata që luajnë futboll. Kam qenë shembull sepse njerëzit e pëlqyen mënyrën si luajnë”
Alvaro Odriozola nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e “Los Blancos”, ndërsa Zidane e ka konfirmuar se mbrojtësi mund të largohet këtë muaj.
“Ka mundësinë për tu larguar, andaj le të presim dhe të shohim. Çdo gjë mund të ndodh. Nuk do marrë ndonjë lojtar dhe të marr një tjetër. Do të shohim çfarë do ndodh”

Gareth Bale dhe James Rodriguez nuk ishin të pranishëm në skuadrën e Realit javën e kaluar, mirëpo Zidane thotë se ka besim tek te dy lojtarët.
“Kam besim në të, nuk luajtën pasi kishin probleme të vogla. Por, tani janë në gjendje të luajnë”
Në fund, tekniku francez ka folur për transferimet e reja dhe ka thënë se pos Reinier nga Flamengo nuk do këtë të tjerë.
“Nuk mendoj që do transferojmë ndonjë tjetër, edhe pse çdo gjë mund të ndodh. Mund të këtë largesa dhe transferime deri me 31 janar”
Reali në ndeshjen e radhës do përballet me Unionistas de Salamanca./arbresh.info.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026