Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, insiston se qendërmbrojtësi, Raphael Varane, është i patransferueshëm pasi spekulimet e lidhin me Manchester Unitedin.
Varane ishte afër largimit në vitin 2019, kur Zidane u rikthye në stolin e Realit, por trajneri francez e bindi të qëndrojë.
Spekulimet kanë nisur sërish, sidomos pas formës aspak të mirë të Varane, që ndeshje pas ndeshje bën gabime që i kushtojnë me gola Realit.
Sido që të jetë, Zizu thotë se largimi i tij s’do të ndodhë.
“Nuk dua ta mbaj vetëm unë atë. Ai është pjesë e klubit, kemi qenë shumë më fat që e kemi transferuar në Madrid”, tha Zizu.
“Ai ka karakter të shkëlqyer, ka arritur shumë që ku është këtu. Natyrisht, ai është i patransferueshëm për klubin, për trajnerin që jam unë dhe për njerëzit në përgjithësi”.
“S’mund t’i ndalim njerëzit të flasin për futbollistët. Nuk po flasin vetëm për Varane, por edhe për futbollistët tjerë, për të Real Madridit dhe të tjerëve”. /Gazeta Express/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...