Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka paralajmëruar kritikët e Cristiano Ronaldos që të presin sulmuesin që të shkëlqej në finalen e Ligës së Kampionëve.
Golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, Ronaldo ka shënuar 15 herë brenda vetëm 12 paraqitjeve këtë sezon duke i ndihmuar skuadrës së tij të arrij në finale për të tretën herë radhazi, transmeton portali arbresh.info.
Zidane insiston se do të ishte diçka e pamatur për të menduar që portugezi do të ketë probleme nën presionin për përballjen kundër Liverpoolit në Kiev. Ai gjithashtu mohoi idenë se do të preferonte shkëmbimin e Ronaldos me yllin Mohamed Salah, i cili ka shënuar 44 gola këtë sezon brenda të gjitha ndeshjeve.
“Jo, unë kam Cristianon dhe kam folur për lojtarët”, ka thënë trajneri në një konferencë për shtyp.
“Cristiano e di që një lojtar mund të ketë momente të vështira. Kjo është arsyeja pse ai është më i miri. Disa lojtarë vuajnë në presion, të tjerët të kundërtën dhe ai është njëri prej tyre. Sa më shumë që e kritikoni atë, ju duhet keni kujdes”
Finalja e Ligë së Kampionëve zhvillohet më 26 maj./arbresh.info/
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor
Pacolli: Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më a...
16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues – tr...
Një i lënduar nga përplasja e dy kamionëve në aksin Gjilan-K...