Manchester United do të përballet me një betejë të re për të mbajtur në skuadër mesfushorin Paul Pogba.
Pogba, pavarësisht ringjalljes së formës nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaeri, vazhdon të jetë një top shënjestër e ish skuadrës së tij – Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Real Madridi është gjithashtu një kandidatë me rikthimin e Zinedine Zidanes si trajner.
Siç raporton gazeta spanjolle AS, Zidane i ka thënë presidentit të klubit Florentino Perezit për të sjellë gjatë merkatos verore mesfushorin francez në Madrid për të.
Florentino është i gatshëm për të testuar vendosmërinë e United duke ofruar 150 milionë euro për fituesin e Kampionatit Botëror me kombëtaren e Francës./arbresh.info/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...