Zinedine Zidane ka thënë se është i lumtur që ka nënshkruar kontratë të re tri vjeçare te Real Madridi, por pranon se vetëm rezultatet në fushë ia garantojnë atij pozitën.
“Historia ime me Real Madridin është më e thellë sesa kontratat dhe nënshkrimet”, tha fillimisht Zinedine në një konferencë për media para ndeshjes për Superkupë të Spanjës të dielën ndaj Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i lumtur që jam i lidhur me klubin. Por, kontrata nuk do të thotë asgjë. Ju mund të nënshkruani për 10 apo 20 vite. E di se ku jam dhe çfarë do të bëjë. Pas një viti ndoshta unë nuk do të jem këtu. Real Madridi dhe unë nuk do të arsyetohemi, asnjëherë”
“Jam shumë i lumtur me besimin që Real Madridi ka shfaqur me mua”, shtoi ai./arbresh.info
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...