Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane është i lumtur me fitoren e skuadrës ndaj Athletic Bilbao.
Sot (e diele), “Los Blancos” arkëtuan tri pikë në udhëtim te Bilbao, të cilën e mposhtën me rezultat të ngushtë 0 – 1, transmeton portali arbresh.info.
Goli i Sergio Ramos nga pika e bardhë, bëri që skuadra e Zidane-s të shihen si favorit për titullin e La Liga-s.
Tekniku francez e ka quajtur fitore të rëndësishme, fitoren ndaj Athletic Bilbao-s, derisa beson se janë duke e treguar fuqinë.

“Është fitore e rëndësishme, shtatë fitore në shtatë ndeshje që prej u rikthyem”.
“Çfarë janë duke bërë lojtarët është impresionuese. Kemi treguar fuqinë dhe solidaritetin tonë”, theksoi ai.
Real-i prinë në tabelë, shtatë pikë më shumë se Barcelona, e cila sonte (e diele) do përballet me Villareal-in./arbresh.info
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...