Casillas beson se Zizu është zgjidhja më e mirë për Real Madridin.
Real Madridi po kalon nëpër një sezon shumë, shumë të vështirë, si në La Liga, ashtu edhe në Champions League.
Aq të vështirë saqë është duke u diskutuar për një shkarkim të mundshëm të Zinedine Zidane.
Por, legjenda e Los Blancos, Iker Casillas, thotë se Zizu ka qenë dhe vazhdon të jetë zgjidhja më e mirë për Realin.
“Zizu është trajner fantastik, mik i mirë dhe po bën gjithçka që është e mundshme për ta mbajtur Realin sa më lart. Nuk mund të jetosh në të kaluarën, por e ka fituar të drejtën për të besuar në të”, u shpreh Casillas. /Gazeta Express/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës