Zinedine Zidane ka thënë se dëshiron që t’i rikthehet punës së trajnerit pas një pauze gati një-vjeçare.
E ardhmja e francezit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Emri i tij lidhet me stolin e trajnerit te Paris Saint-Germainit, por së fundi u raportua se ai nuk dëshiron që të marrë drejtimin e skuadrës franceze.
Gjithashtu, raportohet se Zidane dëshiron që të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Didier Deschamps është momentalisht përzgjedhës te Franca. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2022.
Ish-trajneri i Real Madridit së fundi është shprehur i gatshëm për t’iu rikthyer punës së trajnerit, por që nuk ka komentuar spekulimet rreth të ardhmes së tij.
“Mendoj se kam ende shumë gjëra për të kontribuar si trajner, ose të paktën disa”, tha ai për “Telefoot”.
“Dua të vazhdoj sepse e kam ende këtë iluzion, është pasioni im. Unë ende e ndjej flakën brenda”, shtoi Zidane.
49-vjeçari është pa angazhim te ndonjë klub që nga 30 qershori i vitit të kaluar, kur u largua nga Real Madridi.
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...
Voton kryeministri në detyrë, Albin Kurti
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar