Zinedine Zidane beson se do të ishte çmenduri nëse UEFA e pezullon Real Madridin për shkak të përpjekjeve të dështuara për ta krijuar Superligën e Evropës, pas thashethemeve se Madridi mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm si ndëshkim.
Duke folur para ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve të martën, Zidane e bëri të qartë se do të xhindosej nëse skuadra e tij nuk do të lejohej të garonte sezonin e ardhshëm.
“Është absurde të mendosh se ne nuk do të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, tha Zidane të hënën në një konferencë për media.
Real Madridi, bashkë me Juventusin, ishin iniciatorë të krijimit të një lige të re, që do ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube. Por përpjekjet e tyre dështuan pasi nëntë prej 12 klubeve nënshkruese u tërhoqën brenda 48 orëve.
“Nga jashtë ka shumë fjalë. Do të ketë shumë fjalë, por ne nuk i kontrollojmë ato, unë jam i përqendruar vetëm në ndeshjen e nesërme”, tha Zidane.
“Por mendimi im është se të gjithë ne e duam Madridin në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai./Gazeta Express/
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë