Humbje pas humbje.
Real Madridi i Zinedine Zidane është një skuadër tjetër, krahasuar me atë sezonin e kaluar, ku triumfoi në La Liga dhe Superkupë të Spanjës.
Pas humbjes nga Alaves, Reali u mposhtë edhe nga Shakhtar në Champions League.
Situata te Los Blancos nuk është aspak e qet, megjithatë Zizu sot ka marrë lajme të mira, pasi Luka Jovic ka kaluar koronavirusin, derisa në stërvitje është rikthyer edhe Alvaro Odriozola.
Ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Sevillën, teksa në dyshim vazhdon të mbetet Sergio Ramos.
Nuk do t’ia dalin Fede Valverde dhe Eden Hazard, që vazhdojnë të kenë probleme, ashtu si Dani Carvajal. /Gazeta Express/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës