Zgjedhjet presidenciale, Messi voton në Camp Nou

12:21 | 7 Mars 2021

Sot po mbahen zgjedhjet për president të Barcelonës, pasi fillimisht u shtyen në janar për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kataluni.

Ylli i Barcelonës, Messi ka shfrytëzuar të drejtën e tij dhe ka votuar në Camp Nou, shkruan Gazeta Express.

Në garë për president të Barcelonës janë Laporta, Font dhe Freixa.

Deri në orën 11, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 1/4 e anëtarëve, ose 24,05%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara