Ish-mesfushori i kombëtares së Kosovës U-21, Besfort Zeneli i cili është pjesë e Elfsborgut në Suedi sot ka marrë ftesë nga kombëtarja suedeze për ndeshjet miqësore që ata i luajnë këtë muaj.
Ai ka pranuar ftesën dhe është në listën e selektorit suedez Jon Dahl Tomasson, shkruan Arbresh.info.
Menjëherë pas ftesës së marrë, mesfushori nga Kosova, Besfort Zeneli ka dhënë një intervistë sot ku ka folur rreth të kaluarës tek Kosova.
“Kur u ftova nga Kosova, ndjeva sikur doja të mendoja pak më shumë. E dija që nuk do të grumbullohesha në atë kohë për ekipin A suedez, por ndjeva se duhej të mendoja më tej, sepse nëse luaj një ndeshje për Kosovën, do të isha i bllokuar. Nuk doja të bllokohesha. Ndihesha sikur dua të luaj për Suedinë. Nuk e di se kur do ta kisha rastin, por ëndrra ka qenë gjithmonë të luaj për Suedinë”, ka thënë Zeneli të mërkurën në një intervistë për mediumin e madh suedez “Aftonbladet”.
Nëse ai paraqitet mirë në këto sfida, Zeneli mund të luaj në shtator në tokën dardane me fanellën suedeze, pasi skandinavët janë në grup me Kosovën në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror për vitin 2026./Arbresh.info
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...