Arsene Wenger është favorit për tu bërë trajneri i ardhshëm i Real Madridit pas largimit tronditës së Zinedine Zidanes.
Wenger u largua nga Arsenali pas 22 viteve në klub në fund të sezonit, por edhe pse Zidane ka fituar për të tretën herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, ai ka njoftuar dorëheqjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Zinedine Zidane kishte kontratë me klubin në Madrid deri në vitin 2020, por francezi konfirmoi largimin nga klubi në një konferencë të papritur të thirrur sot nga ora 13:00.
“E dua këtë klub, e dua presidentin. Ai më dhuroi mundësinë për ardhur si lojtar dhe tani si trajner, jam përjetësisht mirënjohës. Por, ne duhet të ndryshojmë”, ka thënë Zidane.
“Skuadra ka nevojë të vazhdoj me fitore dhe duhet të ndryshojë”
Zidane mori detyrën në Bernabeu në janar të vitit 2016 si zëvendësues i Rafa Benitezit./arbresh.info/
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...