Emri i Bernardo Silvas është lidhur edhe me Real Madrid dhe Atlético Madrid ditëve të fundit, por në Camp Nou kjo po trajtohet me qetësi.
Barcelona është e qartë që nuk ka ndonjë urgjencë apo presion rreth situatës së portugezit, shkruan Arbresh.info.
Agjenti i tij, Jorge Mendes, shihet si faktor që mund të lehtësojë një marrëveshje nëse situata zhvillohet më vonë.
Sipas Mundo Deportivos, mesfushori portugez nuk ka qenë kurrë një objektiv prioritar për afatin kalimtar, por më shumë një mundësi që është shfaqur pasi vetë lojtari është ofruar, shkruan Arbresh.info.
Bernardo Silva, i cili së fundmi ka deklaruar se nuk ka nxitim për të vendosur për të ardhmen e tij, shihet si lojtar i nivelit të lartë, por te Barça vlerësohet se në mesfushë ka tashmë shumë cilësi dhe konkurrencë.
Me daljen në skenë të Marc Bernal dhe formën e mirë të Gavi, si dhe me Marc Casadó që mund të largohet në këtë afat, hapësirat në mesfushë nuk janë prioritet për përforcim.
Një tjetër problem që shihet brenda klubit është përshtatja e Bernardos në pozitat e sulmit anësor, gjë që e bën edhe më pak urgjent transferimin e tij.
Raportohet se lojtari është ofruar vetë te Barça dhe ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën blaugrana, por klubi i ka kërkuar durim, pasi prioritet aktual është afrimi i një sulmuesi qendror për të zëvendësuar Robert Lewandowski.
Pozicioni i Barcelonës është i qartë se nuk do të nxitohet për një transferim që nuk është prioritet. Nëse hapet një vend në sulm dhe kushtet përputhen, atëherë mund të shqyrtohet. Përndryshe, klubi katalanas do të vazhdojë me objektivat e tjera të merkatos./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi