Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy lojtarët që kanë garuar me njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë për të parë cili është më i miri në histori të futbollit.
Në ceremoninë e fundit ishte argjentinasi që e kaloi përsëri portugezin duke e fituar Topin e Artë për të gjashtën herë, derisa Ronaldo ka fituar pesë të tillë, transmeton portali arbresh.info.
Shumë njerëz do të donin të shihnin reagimin e Ronaldo-s, kur rivali i përbetuar fiton çmimin më të rëndësishëm në botë për të gjashtën herë, por 35-vjeçari nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Mirëpo, sipas L’Equipe, kur Ronaldo kuptoi se Messi u shpall fitues, atëherë ishte shumë i palumtur dhe mezi qeshte.
Ka raportime që edhe për vitin e ardhshëm Ronaldo nuk do jetë i pranishëm në ceremoni sepse ndihet që është ‘vjedhur’ në vitin 2018, kur çmimin e Topit të Artë e fitoi ish-bashkëlojtari, Luka Modric./arbresh.info.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...