Vedat Muriqi e pati një eksperiencë pozitive në La Liga.
Sulmuesi kosovar i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime gjatë pesë muajve sa qëndroi në Mallorca.
Ai e ndihmoi ekipin spanjoll të mbetet në ligën elitare spanjolle dhe gjatë kësaj periudhë hyri në zemrat e tifozëve të këtij klubi.
Ata madje i kërkuan atij edhe publikisht të qëndrojë në ekipin ishullor.
Momentalisht, 28 vjeçari është rikthyer në Lazio pasi i përfundoi huazimi në Mallorca.
Por, klubi italian nuk e ka ndërmend ta mbajë lojtarin, i cili e kishte një eksperiencë dëshpëruese prej një viti e gjysmë në kryeqytetin italian.
Lazio e kishte vendosur çmimin e Muriqit prej 12 milionë eurosh.
Por, Mallorca kërkon ta blejë më lirë lojtarin.
Klubi spanjoll është i gatshëm t’i paguajë 10 milionë euro për kartonin e prizrenasit, shkruajnë mediat italiane.
Lazio e kishte blerë Muriqin për afro 20 milionë euro nga Fenerbahçe, ndërsa nuk është e gatshme ta japë atë për një shumë më të ulët se 10 milionë euro.
Gjithashtu, interesim për Muriqin, i cili aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës, ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Galatasaray. /GE/
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...