Ditëve të fundit, janë përfolur shumë emra të ndryshëm, të cilët ishin edhe kandidat për stolin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës.
Ndërsa presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovoës Agim Ademi, në një televizion kishte deklaruar se brenda kësaj jave do të caktohet tekniku i ri, por ende nuk është finalizuar marrëveshja me ndonjërin prej trajnerëve të cilët është përfolur se mund ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës
Ndërsa në orët e fundit, emri i Alain Giressë, është ai që është duke u qarkulluar në media.
69-vjeçari në të kaluarën ka qenë selektori i Malit, Senegalit, Tunizisë, Gabonit dhe Gjeorgjisë.
Ndërsa gjatë ditës së sotshme në media, është qarkulluar edhe emri Felix Magath i cili më vonë e ka refuzuar një gjë të tillë.
Mbetet të shihet ditëve në vijim se kush do të ulet në stolin e Kombëtares së Kosovës. / arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...