Ish-legjenda e Inter, Javier Zanetti insiston se klubi nuk e mendon ta shesë yllin e skuadrës, Lautaro Martinez në verë.
Ka spekulimet të shumta në Spanjë që thonë se argjentinasi ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 111 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Por, Zanetti që e solli Martinezin në Inter nga Racing ka thënë se ardhmja e këtij të fundit është në Itali.

“Mendoj se e ardhmja e Lautaros mbetet në Itali. Jemi të lumtur dhe ai është i lumtur në Inter”.
“Duke përfshirë lojtarët që janë transferuar, me siguri Martinez është një ndër më të mirët. Është vetëm 22-vjeçar dhe ka arritur gjëra të pabesueshme me Inter dhe Kombëtaren e Argjentinës”, theksoi ai.
Martinez këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me katër asistime në të gjitha garat./arbresh.info.
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...