Youn Marc-Olivier është transferuar tek skuadra e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Prishtinës, në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Lojtari në fjalë së fundmi ka qenë pjesë e Ballkanit.
Teksa më përpara ka djersitur edhe fanellat e Istogut dhe Malishevës.
Pas transferimit Olivier ka thënë se do të luajë në Evropë me skuadrën e Prishtinës dhe të krijojë kujtime të mira së bashku me të gjithë përkrahësit e Prishtinës.
“Jam te klubi më i trofeshëm në Kosovë. Dua të luaj në Evropë me Prishtinën. Do të jap gjithçka në fushë, për tifozët, për ekipin dhe të krijojmë kujtime të mira së bashku”, ka thënë ai për faqen e klubit./Arbresh.info/
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...