Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj kampiones së Kosovës, Trepçës me rezultat 82:74 (24:20, 22:17, 17:18, 19:19), në javën e 23-të të ProCredit Superligës.
Çereku i parë ishte interesant, ku dy skuadrat kishin epërsi të lehtë, por pa mundur të shkëputen, sidoqoftë, vendasit me një seri prej 8:1, e fitojnë këtë pjesë 24:20. Therandasit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, 22:17, duke shkuar në pushim me rezultat 46:37.
Ylli në periodën e tretë dy herë kishte epërsi deri në 11 pikë, derisa rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 63:55. Mitrovicasit arritën të ngushtojnë shifrat në 65:62, por në momentet vendimtare shkëlqeu Ylli për të fituar 82:74.
Te vendasit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 16 pikë e gjashtë kërcime, derisa Jan Palokaj shtoi 21 pikë, ndërsa te mysafirët Michael Green kishte 22 pikë e tetë asistime, ndërsa Mchael Myres kishte 13 pikë e 14 kërcime.
Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa Trepça 15 fitore e tetë humbje.
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...