Kristjan Asllani po kalon pa dyshim çastet e tij më të lumtura me fanellën e Inter. Mesfushori i kombëtares luajti ndaj Genoas ndeshjen e tretë radhazi si titullar, sfidë që për më tepër e kurorëzoi edhe me një gol. Gol, që ishte i pari me fanellën e Inter e që mbi të gjitha erdhi para tifozëve në stadiumin San Siro.
Por, performanca e 21-vjeçarit nuk kufizohet vetëm tek goli pasi loja e zhvilluar ishte mëse pozitive dhe lojtari kuqezi mori publikisht edhe vlerësimin nga trajneri Simone Inzaghi.
Të mirat nuk kanë fund për Asllanin dhe “qershia mbi tortë” është emri i tij në 11-tëshen më të mirë të javës së 27 në Serie A. Mesfushori i kombëtares është pjesë e formacionit që përbehet nga emra si Dybala apo Kvaratskhelia.
Vlen të theksohet së bashku me Asllanin, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27 në Serie A, është edhe Amir Rrahmani që me Napolin e tij mposhti Juventusin 2-1./Ss
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...