Ylli i Baselit kalon në Bundesligë

15:55 | 15 Janar 2018

Borussia Dortmund ka bërë goditjen e parë të madhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e madhe zvicerane ka arritur të nënshkruajë me mbrojtësin e talentuar zviceran, Manuel Akanji.

Qendërmbrojtësi i Baselit, ka kaluar testet mjekësore të dielën në mbrëmje ndërsa sot është zyrtarizuar.

Verdhezinjtë kanë pranuar që në fund të paguajnë 21,5 milionë euro për të nënshkruar me Akanjin.

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të gjatë katër vite e gjysmë me klubin gjerman dhe do të jetë deri në qershorin e vitit 2022.

Akanji ka shkëlqyer me Baselin këtë edicion si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve ku ka zhvilluar 28 ndeshje duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë.

Reprezentuesi zviceran pritet ta formojë një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes së bashku me grekun Sokratis.

Për nigerianin me pasaportë zvicerane kishte shprehur interesim edhe Liverpool dhe Monaco.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara