Tre sulmuesit e Realit – Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bal – të njohur si BBC, kanë pësuar rënie të theksuar në formë pas pushimit të Krishtlindjeve.
Real Madridi ka humbur njëmbëdhjetë pikë në ligë që nga java e 17, që kryesisht është si rezultat i rënies së formës së tre sulmuesve të Realit.
Deri në atë kohë, në 15 ndeshje të Ligës ata kishin shënuar 30 gola – 24 Ronaldo, 8 Benzema dhe 7 Bale, me një mesatare prej 2.6 golave për ndeshje, shkruan AS, transmeton koha.net.
Nga xhiro e 17 (ndeshja me Valencian), BBC kanë shënuar 13 gola në 10 ndeshje, Ronaldo 5, Benzema 5 dhe Bale 3, me një mesatare të re prej 1.3 golave për ndeshje.
Mesatarja ka rënë për Ronaldon nga 1.5 gola për ndeshje në 0.5, Bale nga 0.4 në 0.3, kurse për Benzeman mesatarja nuk ka ndryshuar – 0.5.
Amerika evakuon nga Izraeli disa punonjës të ambasadës
Kurti: Profesor Owada është një mik, kontributet e të cilit ...
Netanyahu falënderon Trumpin, thotë se liderët janë në konta...
Behrami: PDK nga fillimi ka qenë e gatshme për kompromise
Rita Ora i bën jehonë hitit të Taynas
Paris Air Show, Vengu: Shqipëria drejt modernizimit të indus...