Albi Mall Superliga e Kosovës është futur në xhirot e fundit dhe vendimtare për fatin e skuadrave në kampionat.
Kësisoj duke filluar nga kjo xhiro e 32-të deri në fund të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.
Sot në program janë pesë sfida shumë interesante në kuadër të xhiros së 32-të, teksa kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të jetë nikoqir i Dukagjinit të Klinës.
Vendasit duan fitore me çdo kusht për të vazhduar të mbesin lider në tabelë, ndërsa klinasit ende nuk e kanë të sigurt qëndrimin në elitë dhe kanë nevojë për pikë.
Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, me Llapin që pret Feronikelin ’74.
Malisheva në ndjekje të vendit të tretë në tabelë është nikoqir i Gjilanit që po kërkon t’i shmanget barazhit.
Dy sfidat e tjera janë Drita – Fushë Kosova dhe Liria – Prishtina.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...