Pas fitores ndaj West Hamit dhe Cardiff Cityt, Arsenali ka regjistruar fitore e tretë radhazi brenda këtij sezoni në Premierë Ligë.
Pas dy disfatave të njëpasnjëshme me fillimin e sezonit (kundër Man City dhe Chelseat), skuadra nën udhëheqjen e trajnerit të ri Unai Emery i është kthyer fitoreve dhe pasditen e sotme (e shtunë) kanë mposhtur me rezultat 2 me 0 Newcastle United në kuadër të xhiros së pestë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Ylli kosovar, Granit Xhaka zhbllokoi shifrat në minutën e e 49′ të pjesës së dytë duke realizuar një supergol nga gjuajtja e lirë nga një distance prej 30 metrash.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, “Topçinjtë” dyfishuan epërsinë përmes mesfushorit Mesut Ozil që realizoi për 2 me 0.
Skuadra nën udhëheqjen e Rafael Benitez ngushtoi epërsinë në minutën e parë të kohës shtesë të ndeshjes duke shënuar për 2 me 1 me anë të Ciaran Clark, i cili realizoi me kokë.
Arsenali tani qëndron në pozitën e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Newcastle United vazhdon qëndrimin në zonën e dëbimit./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares