Xhaka dëshiron t’i bashkohet Romës patjetër

09:42 | 10 Qershor 2021

Granit Xhaka dëshiron t’i bashkohet klubit italian, Roma.

 

Dëshira e madhe e kosovarit të transferohet tek Roma e Jose Mourinhos, saqë ka filluar të bëjë trysni tek Arsenali  për ta ulur çmimin e shitjes.

 

Blerja e xhakës ka qenë kërkese e veçantë nga Mourinho i cili mor drejtimin e italianëve  muajin e kaluar.

Klubi londinez ia hodhi poshtë ofertën e parë prej 15 milionë eurove Romës, por besohet se topçinjtë e kanë ulur dukshëm çmimin e kosovarit, nga 25 milionë euro në 17.5 milionë euro.

Xhaka është transferuar tek Arsenali  që nga viti 2016.

 

Arsenali  për kartonin e kosovarit ka shpenzuar 45 milionë euro./ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara