Zvicra ishte një nga shtatë skuadrat evropiane, kapitenët e të cilëve do të mbanin shiritin në krahë në mbështetje të personave LGBTQ në Botërorin në Katar, ku homoseksualiteti është i paligjshëm.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, tha të mërkurën se skuadra e tij nuk duhej të kopjonte protestën e Gjermanisë kundër qëndrimit të FIFA-s lidhur me shiritin e kapitenit, transmeton Gazeta Express.
Gjermania u rreshtua për foton e ekipit të saj përpara një humbjeje shokuese 2-1 ndaj Japonisë, duke bërë gjestin pasi braktisën planet që kapiteni Manuel Neuer të vishte shiritin “OneLove” pas kërcënimeve për masa disiplinore në fushë nga FIFA.
“Unë nuk mendoj se ne duhet të bëjmë asgjë si ekipi zviceran. Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të përqendrohemi në futbollin tonë, kjo është gjithçka që kam ndërmend të bëj. Ne duhet të luajmë futboll dhe të mos i japim mësime askujt”, u tha kapiteni Xhaka gazetarëve përpara ndeshjes hapëse të Grupit G të ekipit të tij kundër Kamerunit.
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...