Xavi Hernandez e mori në dorë Barcelonën në gjysmë të sezonit të kaluar, në momentet më të këqija të mundshme, për ta këndellur atë dhe për t’ia siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
E tash, trajneri spanjoll është duke u munduar ta ndërtojë një ekip i cili do të mundë të luftonte për trofe në sezonin e ardhshëm.
Legjenda e Barcelonës thotë se për të nuk kanë rëndësi sukseset individuale, me të cilat është ngopur për tri jetë, por suksesi i “Blaugrana”.
“Unë ëndërroj që Barcelona të fitojë. Më ka ndodhur si lojtar, ëndërroja që Barcelona të fitonte tituj, jo unë. Egoja ime është e ngopur për tri jetë. Karriera ime si lojtar ka qenë e paarritshme. Nuk shpresoja ta kisha një karrierë kështu”, deklaroi fillimisht trajneri katalunas në konferencë për shtyp.
“Nuk dua t’i kaloj as Guardiolan e as Cruijffin, e asnjë tjetër. Jam ushqyer nga ta. Nuk janë armiqtë e mi, unë jam student i tyre. Dua ta rikthej Barcelonën në majat e futbollit botëror dhe ëndërroj që të jetë Barcelona ajo që do të fitojë, jo Xavi”, vazhdoi Xavi, i cili po e drejton ekipin në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /GE/
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...