Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez beson se katalonasit janë ende në garë për titullin e La Ligas, por e pranon se lideri, Real Madridi ka një avantazh të madh.
Ekipi i Carlo Ancelottit ka një avantazh prej tetë pikëve në krye të renditjes tabelare në La Liga.
Pas 27 ndeshjeve të luajtura, “Los Blancos” kanë 63 pikë, kurse Sevilla 55. Barcelona gjendet e treta me 48 pikë, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ta shkrish një deficit prej 15 pikëve (12 nëse Barcelona fiton ndeshjen e mbetur) në pjesën finale të sezonit duket e pamundur për t’u arritur. Xavi, sidoqoftë mbetet konfident që ekipi i tij ka aftësinë dhe beson se është e vështirë, por jo e pamundur.
“Matematika thotë se ne mund ta fitojmë ligën, kështu që pse jo? Të tjerët po dështojnë, por jo Real Madridi. Është shumë e vështirë, por jo e pamundur”, deklaroi Xavi.
Katalonasit kanë qenë në formë të jashtëzakonshme në La Liga së fundmi, duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Më 20 mars, Barcelona e zhvillon “El Clasicon” ndaj Real Madridit.
Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Haxhiu: Ende pa vendim për Presidentin, Kurti dhe Osmani pri...
Policia e Shqipërisë në gatishmëri, apel për kujdes në akset...
Duka reagon pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku ...
Fillon bora në Bogë
Osmani takoi familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe...