Xabi Alonso pritet të qëndrojë tek Bayer Leverkusen.
Ai nuk do të shkojë tek Liverpooli.
Sipas Sky Sports, spanjolli do të jetë shef i shtabit teknik të “farmaceutikëve” edhe për sezonin tjetër, transmeton Klankosova.tv
42-vjeçari ishte objektiv i Liverpoolit pasi që në fund të sezonit largohet trajneri Jurgen Klopp.
Kështu duket se fansat e “The Reds” do të mbesin të zhgënjyer.
Alonso qysh në edicionin e parë si trajneri i skuadrës gjermane, është gati ta fitojë trofeun e parë të Bundesligës në histori të klubit.
Përveç Liverpoolit, tekniku spanjoll është cak edhe i Bayern Munchen, që e sheh atë si zëvendësues të denjë për Thomas Tuchel.
Xabi Alonso, i njeh goxha mirë dyja skuadra, Liverpoolin dhe Bayernin pasi që kishte luajtur si futbollist për dyja skuadrat.
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet