Rikthimi i Granit Xhakës në Bundesligë është një nga transferimet më të përfolur të verës.
Ai vendosi ta shkëmbej Arsenalin, të cilët ishin nënkampionët e Premierligës me Leverkusenin e vendit të gjashtë të Bundesligës, shkruan Arbresh.info.
Një rol të madh në këtë mesohet se ka luajtur trajneri Xabi Alonso.
Xhaka thuhet se ka qenë një lojtar i ëndrrave absolute për kampionin e botës 2010.
Ai planifikon të përfshijë kapitenin e Kombëtares si drejtues dhe ritëmues në mesfushë.
Pas vetëm një bashkëpunimi të shkurtër, Xabi Alsonso e njohu veten te Granit Xhaka.
“Unë mund të shoh në sytë e tij se ai gjithmonë dëshiron të mësojë. Kështu ishte edhe për mua në fazën e fundit të karrierës sime”, tha trajneri për “Bild”.
Alsonso fitoi tituj si lojtar në Angli, Spanjë dhe Gjermani. Ka edhe dy kampionate evropiane dhe një fitore në Kupën e Botës./Arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit