West Ham ofron 20 milionë euro për Brojën

17:02 | 4 Mars 2022

West Ham Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja.

Mediumet britanike kanë raportuar të premten se West Hami ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e Brojës në fund të këtij edicioni.

Thuhet se West Hami tashmë ka nisur kontaktet me Chelsean, ekip që posedon kartonin e sulmuesit që po shkëlqen këtë edicion në Angli. Broja para fillimit të këtij sezoni u huazua te Southamptoni dhe ka shënuar nëntë gola në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Sulmuesi 20-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra angleze por West Hami është i vendosur për ta bindur Chelsean në transferimin e tij. Broja ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2026.

Shpërndaje në rrjete sociale