Arsene Wenger mund të vazhdoj qëndrimin si trajner i Arsenalit edhe nëse “Topçinjtë” dështojnë për të siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
Trajneri francez nën presion vendosi lapsin në një kontratë dy vjeçare në fund të sezonit të kaluar duke i shtuar zemërimin tifozëve të Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Por, shpresat e tyre për të përfunduar në top katërshe kanë pësuar një tjetër goditje pasi ata qëndrojnë tetë pikë prapa rivalit të tyre – Chelseas.

Shpresa e tyre e vetme për të luajtur sezonin e ardhshëm në kompeticionin kryesor është duke fituar Evropa Ligën. Megjithatë, edhe nëse Arsenali dështon për të ngritur ndonjë trofe, Wenger do të vendos për të ardhmen e tij në klub vetvetiu.
Bazuar në gazetën franceze ‘le10sport‘, hierarkia e klubit nuk është në gjendje të shkarkoj atë për shkak se ata e shohin si një ikonë të klubit./arbresh.info/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...