Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka premtuar yllit të Monacos, Kylian Mbappe, fanellën me numër 9 nëse i bashkohet “Topçinjve”.
Kjo është diçka që rivali në këtë garë, Real Madridi, nuk mund t’i ofroj sensacionit francez në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetarin spanjoll Kike Marin, trajneri Arsene Wenger tashmë i ka thënë sulmuesit që fanella e shumë pëlqyer është e tij, gjë që nuk mund t’i ofrohet nga Real Madridi pasi Karim Benzema e posedon atë te fituesi i La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.
Wenger është parë gjithashtu 20km larg nga Monaco në Nice të hënën derisa spekulimet se ai është duke përgatitur transferimin e 18-vjeçarit vazhdojnë.
Raportet e fundit madje sugjerojnë që Arsenali është i gatshëm për të shtruar një ofertë prej 122 milionë funta për superyllin./arbresh.info

Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...