Evertoni më në fund ka arritur fitore duke mposhtur West Hamin me rezultat 4 me 0.
Evertoni e shkatërroi skuadrën e David Moyes dhe lojtari kryesor ishte sulmuesi anglez, Wayne Rooney, i cili shënoi hat-trick.

Ish sulmuesi i Man Utd, në minutën e 18-të goditi nga penalltia por nga topi i rikthyer ai arriti të shënojë golin e parë të natës.
Vetëm pas 10 minutash, ai e shënoi golin e dytë për rezultatin 2 me 0.

Kapiteni anglez e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 66-tw me një super gol nga 70 metra largësi.
Ky ishte hat-tricku i parë i Rooney, që nga viti 2011kur e kishte shënuar me fanellën e Man Utd.

Rooney në këtë sezon është rikthyer në Everton dhe në 18 paraqitje ka shënuar pesë gola.
Ndërsa golin e katërt e shënoi mbrojtësi, Ashley Williams. /arbresh.info/
https://youtu.be/-ZUXm3iWLuA
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë