Shumë emra janë përmendur se do jenë kundërkandidat të Agim Ademit, për pozitën e presidentit të FFK-së.
Një prej tyre ka qenë edhe djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi. Dje, ishte presidenti i Trepçës ‘89, Abedin Zeka që deklaroi se Vokrri është kundërkandidat i Ademit dhe që tashmë ka siguruar 18 nënshkrime nga delegatët.
Gramoz Vokrri për Lajmi.net ka thënë se klubet duan ndryshime dhe që është duke biseduar me disa prej tyre, por që ende zyrtarisht nuk është në garë.
“Puna është se tashmë klubet duan një ndryshim dhe veçse jemi duke biseduar me disa prej tyre. Shkaku i dëshirës së klubeve, të bën të konsiderosh këtë mundësi. Por, për momentin nuk ka asgjë zyrtare dhe kur të jetë do dal publikisht”.
Zgjedhjet për të parin e FFK-së mbahen me 6 prill, ndërsa momentalisht kandidati i vetëm zyrtarisht është kryetari aktual, Agim Ademi.
Paris Saint-Germain ka vendosur të largojë përfundimisht tre...
Armë bërthamore në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë si SHBA, n...
Kurti njofton kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë për takimin...
Vetaksident në Vetërnik, lëndohet një person
Pak orë pas eliminimit e pyesin për Butrint Imerin, kjo ësht...
SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia planifikon të përdorë armë...