Edon Zhegrova është vetëm rasti i fundit, por talentet shqiptarë nëpër botë janë kthyer në mollë sherri mes Kosovës dhe Shqipërisë, pa harruar këtu edhe Zvicrën, që është duke ndjekur politikën për të “asimiluar” futbollistët me origjinë shqiptare në radhët e saj.
Një politikë e ndarë në tre fronte, ku Kosova, pasi ka festuar vetëm pak ditë më parë Pavarësinë, ndihet “e vjedhur”.
Dhe, pavarësisht se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i rizgjedhur në mandatin e pestë, vijon të pohojë se raportet mes tij dhe homologut Fadil Vokrri janë të mira, e vërteta është ndryshe, shkrun Sport Ekspress.
Dhe, për televizionet e Kosovës, kreu i FFK-së, ka reaguar ashpër duke thënë se “nuk do të tolerohet më” një situatë e tillë.
“Mjaft më, kështu nuk shkon”, ka thënë Vokrri. Madje, ai tha se, pas 3 ditësh, kur të takojë presidentin e FIFA-s, do t’i raportojë këtë situatë.
Kosova, që ka nisur të ndërtojë një të ardhme, pikërisht në këtë periudhë është duke hasur vështirësi, sidomos në rang moshash.
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë