Lojtari i ri i Real Madridit, Vincius Junior, mund të jetë duke u përshtatur ende me jetën dhe futbollin në Spanjë, por i riu brazilian arriti ta shfaqë talentin e tij duke shënuar dy fola për Real Madrid Castillan kundër Atletico Madrid B.
Viniciusi u transferua në “Los Blancos” këtë afat kalimtar nga Flamengo për 45 milionë euro. Ai është duke u stërvitur me ekipin e parë të Real Madridit, mirëpo pasi që është 18-vjeçar, drejtuesit e klubit kanë vendosur që për momentin ai të luajë për Real Madrid Castillan, përcjell Gazeta Express.
Ai ka arritur t’i bëjë përshtypje tifozëve të Real Madridi gjatë dy ndeshjeve në të cilat ka luajtur për Castillan. Ndeshja e dytë ishte derbi madrilen,
Viniciusit nuk iu nevojit shumë kohë për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes, pasi që arriti të shënojë vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes, pasi një gol i Atletico Madridit B sapo iu ishte mohuar.
Me kalimin e kohës, Viniciusi arriti të shënojë edhe golin e dytë, në minutën e 27-të. Këtë gol ai e shënoi nga jashtë zonës së portierit, duke e goditur topin në mënyrë të përsosur
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës