Vinicius Junior ishte i pandalshëm mbrëmë në fitoren 4-1 të Real Madridit përballë Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.
Sulmuesi brazilian kompletoi het-trikun e tij qysh në pjesën e parë, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultatin 3-1.
Ndërsa edhe 45 minutat e dytë filluan me dominim nga mbretërit, Vinicius gjeti kohë edhe të provokonte ekipin e Barcelonës.
Ndërsa po festonte golin e Rodrygos, ai u kthye nga bankina e Blaugranasëve, për t’i thumbuar ata rreth rezultatit.
Derisa stafi i Barcelonës po shkonte në drejtim të tij, braziliani ua bëri me dije se ndeshja kishte përfunduar, pasi rezultati ishte 4-1.
Natyrisht se kjo disfatë do të jetë për një kohë të gjatë në mendjen e anëtarëve të Barcelonës dhe tifozëve të tyre, duke ditur se lëshuan shansin nga dora që të barazonin Real Madridin më trofe.
Aktualisht, Los Blancos kanë fituar 101 trofe në histori të tyre, ndërsa Barcelona është në 99. /Telegrafi/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari