Vinicius Junior dhe Toni Kroos nuk kanë ushtruar me ekipin e Real Madridit sot, në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Cadizin.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Partidazo de COPE”.
Përpos Mendyt, i cili vazhdon të shërohet nga lëndimi, edhe sulmuesi i krahut dhe veterani i mesfushës së “Los Blancos” mund të mbesin jashtë ndeshjes kampionale në fundjavë.
Trajneri Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë t’i inkuadrojë ata në lojë duke e pasur parasysh se në mesjavën e ardhshme e pret ndeshja e rëndësishme me Chelsean, e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampionëve.
Barcelona është shkëputur në 13 pikë ndaj kampionëve aktualë spanjollë, prandaj ata mund t’i pushojnë edhe disa lojtarë të tjerë ndaj Cadizit, pasi në La Liga tashmë u janë shuar shpresat për titull./GE/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...