Vini Jr refuzon super ofertën e PSG

10:59 | 19 Qershor 2022

Sipas gazetës së njohur spanjolle Marca, Paris Saint Germain, i ka  ofruar një kontratë me  një shifër marramendësë Vini Jr.

Fiks 40 milionë euro neto për sezon, që i bie 12 herë më e lartë se paga aktuale në Real Madrid.

Në bisedime u përfshinë edhe premtimet për një bonus bujar transferimi dhe një sërë mundësish biznesi në Katar, nga ku u trajtua çështja.

Por ylli brazilian dhe Real Madridi thuhet se tashmë kanë një marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës për shumë vite, ku mungon vetëm nënshkrimi.

Kjo do të thotë se ata do të vazhdojnë të ecin krah për krah për katër ose pesë vjet të tjera, një periudhë e rëndësishme kohore dhe se situata e tyre do të rishikohet sërish në të ardhmen. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale